"Pengmarrje, tërhoqi ankimimin për tenderin"- Artan Hoxha zbërthen masën e SPAK ndaj Agasit

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2025, 22:04 | Politikë

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, ka “zbërthyer” masën e SPAK-ut ndaj Ergys Agasit.

“Ne kemi parë sot se si një nga rrënjët kryesore që mbante pemën e pushtetit në këmbë ka funksionuar me një lidhje simbiozë pushtet-administratë-biznes-bota e nëndheshme. Kjo është akuza që kemi parë sot. Shumë e rëndë. Është hera e parë që kemi parë për zyrtarë të nivelit të lartë akuzën e grupit të strukturuar kriminal”, tha Hoxha.

“Rrëmbim personi, ushtrim dhune… janë shumë të rënda. Këtë dhunën nuk e ka bërë Ergys Agasi sepse nuk është tipi, nuk e bën dot. Por, nuk na thuhet kush e ka kryer pengmarrjen. Por, dimë kush ka mundësi në Shqipëri që të marrë peng një biznesmen të fuqishëm. Gerond Meçe i tërhoqi në kohë rekord të gjitha ankimimet. Pra, si narrativë është shumë e fortë dhe tregon lidhje shumë të fortë. Ka një koordinator mes pushtetit dhe botës së nëndheshme”, shtoi gazetari Artan Hoxha.

Sipas tij, “Ergys Agasi është një koordinator i tillë”.

“Ka vite që e kryente këtë detyrë. Tani merr edhe akuzën e rrëmbimit të personit, por ai nuk është në statusin e autorit, por të urdhëruesit”, theksoi Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos