Pas numërimit të votave të Asamblesë Kombëtare, janë konfirmuar organet e larta drejtuese të Partisë Socialiste. Ishte Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, ai i cili i bëri të ditura rezultatet.
Klosi, i cili u rizgjodh si Sekretari i Përgjithshëm i të majtëve deklaroi se puna për fushatën zgjedhore dhe për vizionin “Shqipëria 2030”, nis duke filluar nga dita e nesërme.
Klosi vijon të jetë numri i dy i Partisë Socialiste, por qarkun e Vlorës nuk do ta drejtojë më ai, por Bledi Çuçi. I pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi nëse këtë fakt e sheh si ndëshkim politik, Klosi tha se me afrimin e zgjedhjeve, detyra që ai mban aktualisht është vlerësim dhe përgjegjësi e madhe.
Anëtarët e Kryesisë:
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Igli Hasank
Toni Gogu
Nuk u zgjodhën Vangjel Tavo dhe Pirro Vëngu
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla
Nuk u zgjodhën Klotilda Bushka dhe Delina Ibrahimaj
Drejtuesi Politikë në qarqe:
Tiranë: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës: Emirjana Sako.
Shkodër: Benet Beci.
Lezhë: Ulsi Manja
Kukës: Pandeli Majko
Elbasan: Arbjan Mazniku.
Fier: Belinda Balluku
Korçë: Niko Peleshi
Gjirokastër: Mirela Kumbaro
Berat: Ervin Demo
Vlorë: Blendi Çuçi
Drejtuesi politik për diasporën: Taulant Balla. (A2 Televizion)