Mosnumërimi i votave të Greqisë, PS kërkon shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 04:43 | Politikë

Mosnumërimi i votave të Greqisë, PS kërkon shfuqizimin e

Partia Socialiste ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për mosnumërimin e votave të ardhura nga Greqia.

PS-ja e konsideron vendimin e lënies mënjanë të zarfeve nga Greqia si “absolutisht të pavlefshëm, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin”.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, janë parë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, duke monitoruar numërimin e votave të diasporës te Parku Olimpik.

Teksa KQZ-ja përkohësisht vendosi që numërimi të vijojë pa hapur zarfet e ardhura nga Greqia, Balla tha se Partia Socialiste nuk arrin të kuptojë se çfarë po kundërshtohet nga Partia Demokratike.

Sipas tij, thirrja e Flamur Nokës për numëruesit që të ndalin hapjen e kutive me vota nga Greqia përbën shkelje të dënueshme të ligjeve zgjedhore dhe është hapi i parë i ndërtimit të një alibie për humbjen nga Selia Blu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos