Kreu i mazhorancës, Edi Rama është zgjuar në selinë e Partisë Socialiste. Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga ambientet e jashtme të selisë rozë, me pamje nga sheshi “Skënderbej”, teksa lind dielli.
“Çfarë agimi ky sot”, është mbishkrimi me të cilin Rama shoqëron imazhin e publikuar, ndërsa nuk mungon 5, si numri i PS në fletën e votimit të zgjedhjeve të së dielës.
Ky është reagimi i parë i kryeministrit që nga momenti kur ushtroi të drejtën e tij duke votuar në QV pranë banesë së tij në Surrel.
Sakaq sipas rezultateve të deritanishme, të publikuara nga KQZ, forca politike që ai drejton po prin në krye me një diferencë të thellë me rivalët e Partisë Demokratike.
Me 911 QV të numëruara nga 5225 në rang kombëtar, PS ka arritur të marrë 118.2013 vota, ose 53.50% të tyre. Koalicioni PD-Aleanca Shqipëria Madhështore i ndjek me 74.355 vota, ose 33.65% të tyre.
Partia Socialdemokrate e Tom Doshit është forca e tretë politike me 8477 vota, ose 3.84% të tyre. Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet e ndjek PSD me 7839 vota (3.55%).
Ndërkohë pas tyre vjen Partia Mundësia me 5613 vota (2.54%). (A2 Televizion)