E mërkura e ardhshme e 23 tetorit, një pjesë të madhe të deputetëve të opozitës do t’i gjejë në Strasburg.
Pas protestave në Tiranë dhe letërkëmbimeve me ndërkombëtarët për t’i ndërgjegjësuar për situatën në Shqipëri, demokratët do të nisin një tur takimesh me zyrtarë të Parlamentit Europian dhe eurodeputët, shkruan A2.
Sipas burimeve nga selia blu, mësohet se ligjvënësit demokratë pritet të denoncojnë situatën politike në vend, ku sipas tyre arrestimi i liderit të PD dhe i deputetit Ervin Salianji, janë të motivuara politikisht.
Pas protestës në Strasburg, pritet të organizohen protesta në Tiranë me bllokim rrugësh.
Ndërkohë, deputetët pritet që edhe ditën e enjte në Parlament opozitarët do të organizojnë protestën e radhës. (A2 Televizion)