Opozita kaos në seancën për buxhetin, Tabaku kundër: PD e fortë me argumente, jo me zërin e lartë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 20:47 | Politikë

Opozita kaos në seancën për buxhetin, Tabaku kundër: PD e

Opozita ka të drejtë në kauzat e saj, por për deputeten demokrate, Jorida Tabaku, në seancën e sotme parlamentare ku diskutohej buxheti i 2024, deputetët demokrat do duhet të zgjidhnin një tjetër rrugë. Kjo rrugë, sipas saj, nuk duhet të ishte kaosi dhe flakadanët, por argumentet dhe idetë. Demokratja thekson se kjo rrugë ka rezultuar se nuk ka qenë efektive as në të shkuarën.

“Jam përpjekur që në këtë situatë të vështirë të japë se çfarë ndodhë me buxhetin, protesta e opozitës është e drejtë, arsyet janë të drejta, por ne duhet të kishim qenë pjesë e buxhetit dhe të prodhonim një strategji ndryshe, e cila ka rezultuar jo efektive edhe në të shkuarën. Ndodhemi në një situatë ku është pjesë e kauzave tona, duhet të ishim përballur me argumente dhe ide”, tha Tabaku.

E ftuar në emisionin Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, Tabaku renditi disa nga rrugët që do duhet të ndjekë opozita që zëri i saj të dëgjohet.

“Kërkesat janë të drejta, pas inceneratorëve nuk është lejuar asnjë Komision, kemi dhe seancën për ligjin e lojërave të fatit, për këtë arsye kisha propozuar që ne të ishim rikthyer diskutimeve dhe të insistonim për cështjen e Komisioneve Hetimore në hapësira të ndryshme, unë jam përpjekur që komisionet hetimore t’i çoj në progres raport, i kam dërguar në të gjitha platformat ku e kam zë”, shtoi deputetja.

Këto rrugë, që Tabaku i parashtroi në A2 CNN, tregon se ia ka hedhur në tryezë edhe kolegëve të saj demokratë, mirëpo thotë se këtu mendimet mes tyre nuk puqen.

“Ato gjykojnë që qeveria vihet në vështirësi kështu, unë gjykoj që qeveria vihet në vështirësi kur kemi pasur argumentin e lartë dhe jo zërin, kur paraqesim fakte, unë jam prezent në diskutime publike dhe e kam parë që PD i ka përdorur këto metoda që nuk i kemi çuar deri në fund, është e vërtetë që hapësira e opozitës është ngushtuar shumë”, përfundoi deputetja.

Sot, në një seancë që zgjati më pak se 10 minuta, mazhoranca përdori të njëjtin skenar si kundërpërgjigje ndaj aksionit të opozitës, duke kaluar drejt e në votim. Mazhoranca nuk mori parasysh as amendamentet e opozitës për buxhetin, duke i rrëzuar me votë kundër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos