Opozita në mosbindje civile me bllokim rrugësh, Braçe: Si makinat e ekstremistëve në tregjet e Krishtlindjes

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2024, 09:59 | Politikë

Opozita në mosbindje civile me bllokim rrugësh, Braçe: Si

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar ashpër në lidhje me protestën e radhës që ka paralajmëruar opozita mbrëmjen e së hënës, e cila pritet të mbajë të bllokuar për orë me radhë disa nga kryqëzimet kyçe të Tiranës.

Sipas Braçes, një protestë e tillë një ditë përpara Krishtlindjes është njësoj si makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar qytetarët, duke iu referuar sulmit të ndodhur në Gjermani, ku 5 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë u lënduan.

“Të bllokosh Tiranën, nuk është interes publik, është kundër interesit publik! Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes e në orët e pasdites, është mu si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar, krijuar panik, trembur!

Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes, një festë që e festojnë të gjithë bashkë, pa ndarje e në paqe me njëri tjetrin, është thjesht mllef e urrejtje ndaj njerëzve normale që nuk të bëhen pjesë, nuk të mbështesin, duan të mbetet normale në këtë qytet", shkruan Braçe në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos