Padia për shpifje ndaj Ervin Salianjit dhe Myslim Murrizit, GJKKO pushon çështjen

Nga A2 CNN
10 Shtator 2024, 19:26 | Politikë

Padia për shpifje ndaj Ervin Salianjit dhe Myslim Murrizit, GJKKO pushon

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar akuzën për shpifje ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji dhe ish-deputetit Myslim Murrizi, të cilët akuzoheshin nga Fredi Kokoneshi, ish-kryetar i Bashkisë së Divjakës.

GJKKO bën me dije se ka pushuar çështjen pasi ndjekja penale është ushtruar në tejkalim të afatit të parashkrimit.

I dëmtuari akuzues Fredi Konkoneshi, më datë 04.04.2024 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: “Fillimin e procedimit penal ndaj Partisë Demokratike, për z. Myslim Murrizi, z. Ervin Salianji, deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, parashikuar nga neni 120 i K.Penal”.

I dëmtuar akuzues: Shtetasi Fredi Kokoneshi;

Të akuzuar: Shtetasi Myslym Murizi dhe shtetasi Ervin Salianji;

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, pasi ndjekja penale është ushtruar në tejkalim të afatit të parashkrimit, sipas parashikimeve të nenit 66, shkronja dh) të Kodit Penal, dhe për këtë shkak, në referim te nenit 328, pika 1, shkronja f) të K.Pr.Penale, nuk mund të vazhdojë.

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos