Padia për "shpifje" nga Vilma Nushi, Apeli i Posaçëm shpall pa faj Albana Vokshin

Nga Armand Bajrami
17 Qershor 2026, 13:29 | Politikë

Padia për "shpifje" nga Vilma Nushi, Apeli i Posaçëm

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të shpallur të pafajshme deputeten e PD, Albana Vokshi, e cila u padit për “shpifje” nga biznesmenia Vilma Nushi.

Në përballjen në Apel, prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, mbajti të njëjtin qëndrim duke kërkuar pafajësi për Vokshin, shkruan A2.

Vokshi u padit nga Nushi për shkak të disa deklarimeve publike të deputetes demokrate, në lidhje me çështjen e “Check-Up”, dosje që vijon të hetohet nga SPAK.

Gjatë shpalljes së vendimin në Apel, deputetja demokrate nuk ishte e pranishme, ku u përfaqësua nga avokatët Franci Nuri dhe Ledio Braho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos