Pak orë para mbërritjes, Rama i uron mirëseardhjen Antony Blinken

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2024, 08:09 | Politikë

Pak orë para mbërritjes, Rama i uron mirëseardhjen Antony Blinken

Pak orë para mbërritjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në Facebook me një foto të zyrtarit të lartë amerikan, duke i uruar mirëseardhjen.

Blinken do të zbresë në orën 11:00 në aeroportin “Nënë Tereza” dhe do të qëndrojë për rreth 10 orë në Tiranë. Në agjendën e tij janë parashikuar takime kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Mesazhet që do të përcillen do të jenë për të ardhmen e Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe Europës, gjatë një deklarate të përbashkët mes Ramës e Blinken.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane, Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH.

Agjenda e Blinken në Tiranë do të mbyllet me një takim me rreth 100 të rinj që kanë qenë pjesë e programeve mbështetëse të ambasadës amerikane.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos