Parku teknologjik në Durrës, Qeveria miraton: Territor me regjim fiskal e doganor të lehtësuar

Nga A2 CNN
29 Janar 2025, 15:47 | Politikë

Qeveria i kanë dhënë OK krijimit dhe funksionimit të Parkut Teknologjik “Durana” qw parashikohet tw funksionojw në Durrës. Lajmin edha vetë Kryeministri Rama disa minuta para se të merrej vendimi i Këshillit të Ministrave, duke e cilësuar si një projekt të rëndësishëm për zhvillimin eekonomisë.

Ministri i Ekonomisë Blendi Goxhe tregoi se ky park do të funksionojë me legjislacion të posaçëm. Qëllimi i Durana Tech Park është krijimi i një mjedisi të veçantë ekonomik dhe teknologjik që ofron kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara, shkruan A2 CNN.

Fokusi i tij është të nxisë investimet vendase dhe të huaja duke krijuar një territor me regjim fiskal dhe doganor të lehtësuar. Sipas planit të detajuar të Zhvillimit të këtij parku, kostoja për infrastrukturën lidhëse, është afërsisht 199 milion lekë, ose 9% e totalit të investimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos