Pas daljes nga SPAK, Berisha premton “aksion mbarëpopullor”

Nga A2 CNN
11 Shtator 2024, 13:35 | Politikë

Pas daljes nga SPAK, Berisha premton “aksion mbarëpopullor”

Sali Berisha premtoi se do të ketë një “aksion mbarëpopullor” deri në krijimin e qeverisë teknike që, sipas tij, është “kusht themelor për një proces zgjedhor të drejtë”.

“Aksioni i opozitës do të vazhdojë deri në krijimin e qeverisë teknike. Kusht themelor për një proces zgjedhor të drejtë, është krijimi i qeverisë teknike. Nuk ka zgjedhje të drejta me Edi Ramën”, tha Berisha.

Kur u pyet nga A2 se si do të i imponohet opozita Edi Ramës për të plotësuar këtë kusht, Berisha u përgjigj: “Me një revoltë të përgjithshme që synon t’i kthejë shqiptarëve votën e lirë. Synohet aksion mbarëpopullor”.

Në fund, Berisha theksoi se komunikimi me pjesën tjetër të partisë është “non stop” dhe nënvizoi se ka pasur komunikim me “të gjithë aleatët, pa përjashtim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos