Protesta e PD për t'i bërë presion SPAK? Përgjigjet Berisha

Nga A2 CNN
11 Shtator 2024, 12:28 | Politikë

Protesta e PD për t'i bërë presion SPAK? Përgjigjet

Prezenca e dhjetëra demokratëve që po protestojnë para dyerve të SPAK, teksa atij do t’i komunikohet akuza për çështjen “Partizani”, për Sali Berishën nuk shihet si formë presioni ndaj drejtësisë.

I pyetur nga gazetarët nëse po tentohet të intimidohet Prokuroria e Posaçme, Berisha tha se nuk mund të ndikojë kjo protestë “te drejtësia private e Edi Ramës”, raporton A2.

“Cilës drejtësi? Për cilën drejtësi bën fjalë, për drejtësinë që bashkëpunon dhe amniston krimin? Që amniston vjedhjet e qindra milionë dhe miliardave. Drejtësinë që merr peng gjyqtarë dhe prokurorë. Kjo është drejtësi private e Edi Ramës”, u përgjigj ish-kryeministri, citon A2.

Berisha u pyet se cili do të jetë qëndrimi i tij në rast se SPAK vendos akuza të reja ndaj tij në vendimin që do t’i komunikohet sot dhe kryedemokrati u përgjigj duke thënë se do të kishim të bëjmë me urdhër politik.

“Urdhër politik. Që të gjitha urdhra politikë. Kanë paraqitur 4 rezultate hetimesh dhe nuk figuron emri im në asnjërën prej tyre”, tha kreu e PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos