
Kryeministri Edi Rama, pasi ka vizituar Korçën, ka shkuar edhe në Vlorë.
Me helikopterin e Forcave të Armatosura, mbërriti në Vlorë.
Rama është ulur me helikopter në zonën e ish-Fushës së Aviacionit ku e ka pritur eskorta.
Brenda pak minutash, vizita në Vlorë e kryeministrit përfundoi.
Rama inspektoi disa prej projekteve që po zhvillohen në sheshin e flamurit dhe pa nga afër punimet për qendrën multifunksionale, muzeun hebraik si dhe rrugën e hebrenjve (A2 Televizion)