PD ankesë në KQZ për procesin e votimit nga jashtë vendit

Nga A2 CNN
19 Prill 2025, 09:46 | Politikë

PD ankesë në KQZ për procesin e votimit nga jashtë vendit

Partia Demokratike ka depozituar një tjetër ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Këtë herë bëhet fjalë për votimin në diasporë. Në ankesën e PD-ASHM kërkohet që të vihet në dijeni për të gjitha problematikat e hasura gjatë procesit të përgatitjes së votës për të 12 qarqet e diasporës, shkruan A2 CNN.

PD kërkon vënien në dispozicion të proces verbaleve ditore për të 12 qarqet lidhur me 3 problematikat që KQZ ka konstatuar, si prodhimi i dy zarfeve “B” identike për të njëjtin zgjedhës, problemet me adresën e votuesit në rastet e mos përkimit të kodit postar me atë të vetëdeklaruar si edhe vendosja e të njëjtës etiketë në dy zarfe të ndryshme, që mund të çojë drejt riskut që një shtetas të marrë dy vota apo më shumë dhe të prodhojë votim të shumëfishtë”.

Gjithashtu, A2 CNN mëson se PD kërkon informacion edhe për vendin e ruajtjes së zarfeve të dubluara apo të dëmtuara dhe mbi çdo problematikë të shpërndarjes së tyre në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos