PD ka gati draftin për votën e diasporës, A2 CNN siguron dokumentin

Nga Anesti Barjamemaj
17 Korrik 2024, 21:04 | Politikë

Partia Demokratike ka gati draftin për votën e diasporës. Në dokumentin e siguruar nga A2 CNN, demokratët kërkojnë që e drejta e votës t’i garantohet jo vetëm emigrantëve rezidentë, por të gjithë shtetasve shqiptarë pavarësisht nëse kanë një adresë te deklaruar në shtetit ku ata janë zhvendosur.

“Të drejtën e votës nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e ka çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që për arsye banimi, pune, studimi, shërbimi ushtarak, apo kurimi, ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në datën e zgjedhjeve”, shkruhet në draftin e PD.

Edhe sa i përket regjistrimit të zgjedhësve dhe mënyrës se si do votojnë sërish demokratët ndahen me socialistët në propozimin e tyre.

“Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë realizohet drejtpërdrejt nga KQZ-ja. Procesi i hartimit të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë fillon 100 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 50 ditë para kësaj date. Lista e zgjedhësve pas përfundimit të procesit nuk ndryshon në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak pas afatit të parashikuar në këtë pikë”, thuhet në propozim.

Sa i përket postës, opozita kërkon garanci ndërkombëtare dhe ia lënë në dorë KQZ që me tender të zgjedh një kompani të huaj. “KQZ përzgjedh me procedurë të hapur një operator postar me eksperiencë dhe reputacion ndërkombëtar që siguron postë të shpejtë”.

Drafti tashmë ka marrë miratimin e grupit parlamentar, gjë e cila u konfirmua edhe kreu i grupit Gazment Bardhi në konferencën për mediat gjatë ditës, por pritet që pëlqimin ta japin dhe aleatët dhe  të bëhet propozimi zyrtarisht në Kuvend.

PD ka gati draftin për votën e diasporës, A2 CNN siguron (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos