Vakancat në KLGJ dhe KLP, shtyhet miratimi

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 17:18 | Politikë

Socialistët kërkuan më shumë kohë përpara se sa të miratonin kandidaturat për vakancat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e shoqërisë civile.

Shkak u bë kërkesa e demokratëve, të cilët kërkuan që në listën e kandidatë të kualifikuar, të futeshin edhe ata që ishin hequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, nën argumentin edhe ata plotësojnë kriteret ligjore për të marrë pjesë në garë.

Pretendimi i opozitës u mor në konsideratë nga maxhoranca, e cila vendosi shtyrjen e mbledhjes dhe anulimin e seancave dëgjimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos