Në një deklaratë për shtyp të nënkryetares së Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, Orjola Pampuri në vetëm pak minuta ka përmendur korrupsionin e qeverisë Rama që sipas saj po çon rininë drejt ikjes dhe vetëm një projekt i ri i kësaj partie që po hartohet ndërkohë do ta kthejë vëmendjen tek qytetari.
“Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë humbur besimin e shqiptarëve. Ky tashme është një fakt i pamohueshëm. Edi Rama është kryeministri me qeverinë më të korruptuar në Europë. Kjo tashmë është e provuar edhe nga hetimet zyrtare të SPAK, që nga inceneratorët deri tek sterilizimi, ku është provuar vjedhja galoponte që kjo qeveri me klientët e vetë ka bërë ndaj pronës publike dhe taksave të shqiptarëve. Partia Demokratike e ka një plan dhe po punon për një program që kthen vëmendjen e shtetit te qytetarët dhe u jep atyre mbështetje për një jetë më të mirë në vendin e tyre, dhe jo për një jetë më të mirë jashtë, për t’i ikur korrupsionit të qeverisë së tyre.” (A2 Televizion)