Për 4 orë u mor në pyetje për inceneratorët, Agaçi: Thirrja në SPAK nuk është më lajm

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 13:36 | Politikë

Pas më shumë se 4 orësh, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme antikorrupsion.

Agaçi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve dhe këtë gjë e konfirmoi edhe vetë përpara gazetarëve kur doli nga ambientet e SPAK.

“Isha sot si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm, pasi të gjithë ne duhet të jemi të gjithë në funksion të organit të drejtësisë, të cilit i uroj punë të mbarë”, tha Agaçi.

Më herët, Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar të ngritur për hetimin e inceneratorëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos