Alibeaj: Protesta, mjeti i vetëm që u ka mbetur shqiptarëve

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 23:11 | Politikë

Politikani Enkelejd Alibeaj deklaroi se “ajo që po ndodh është një zhvillim natyral dhe proporcional i sjelljes së palës protestuese, që e nisi në mënyrë paqësore, dhe kryeneçësisë së qeverisë, arrogancës e mospërfilljes”.

“E në këtë moment ka ndodhur që pjesa më e prekur ekonomikisht, studentët, ka gjetur këtë mënyrë. Mjete politike për ta parandaluar nuk kanë dhënë rezultat dhe kjo është rruga e fundme”, tha Alibeaj në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Ky është mjeti i vetëm që i ka ngelur në dorë shoqërisë shqiptare. Nuk ka tjetër. Ka 4 muaj e gjysmë që kanë dalë njerëzit, nga 31 maji i këtij viti. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe panë murin e memecërisë së qeverisë”, shtoi Alibeaj.

Sipas tij, “edhe sipas Kushtetutës, kur shikon një qeverisje të tillë, njerëzit kanë të drejtë që të reagojnë”.

“Kostot edhe mund të shtohen. Midis dy palëve, publiku dhe pushteti, kryesisht qeveria, kanë një asimetri që duhet pranuar. Peshën e përgjegjësisë e mban gjithmonë qeveria, nuk ka se si ta mbajë publiku. Që mos të shtohen kostot, e udhës është që qeveria të bëjë patjetër një hap prapa. Sipas mendimit tim, ka vetëm një zgjidhje: kryeministri duhet të bëjë hapin prapa”, tha më tej Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos