Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK: Qetësia mund të fshehë hetime “bombë”

Nga A2 CNN
14 Maj 2026, 22:50 | Politikë

Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK:

Deputeti Petro Koçi ka komentuar punën e SPAK, duke lënë të kuptohet se pas qetësisë së fundit mund të ketë zhvillime të rëndësishme në hetime.

I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Koçi u shpreh se hetimet e SPAK shpesh zhvillohen në heshtje për shkak të konspiracionit ligjor dhe nevojës për të ruajtur sekretin hetimor.

Gjatë kësaj periudhe shohim një lloj qetësie. Nuk e dimë, sepse hetimet nganjëherë nxjerrin bomba. Janë pjesë e një konspiracioni ligjor, kështu që duhet të ruhen të gjitha proceset hetimore nga çpimi dhe dalja në publik”, deklaroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos