“Po iu luten të fotografoni votën”, Berisha në Kukës: Mos u bëni bashkëfajtorë

Nga A2 CNN
21 Prill 2025, 19:41 | Politikë

“Po iu luten të fotografoni votën”, Berisha në

Nga Kukësi ku vijoi fushatën elektorale këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se emigrantëve po iu kërkohet të fotografojnë votën për vendin e punës së të afërmve të tyre.

Ish-kryeministri bëri thirrje që askush të mos e fotografojë votën pasi në këtë mënyrë bëhet bashkëpunëtor me këtë regjim.

“Unë e di se ka punonjës administrate që u luten, u stërluten, fotografoni votën, ma dërgo se ma kërkon shefi. Asnjë fotografi mos bëni, qëndroni njerëz të lirë, votoni për Kukësin, për Hasin, për Tropojën.

Votoni për vlerat që përjetoni në vendet tuaja.

Mos votoni Pashiqin e shqiptarëve.

Se ata që u kërkojnë ju votën për të mbrojtur vendin e punës, ata kryejnë një gabim të madh shumë.

Ju mos u bëni bashkëfajtorë me ta. Ju votoni të lirë”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos