“Po punojmë për të faktuar aludimet”, Xhaferi: Presim nga SHBA të na dëgjojë

Nga A2 CNN
24 Maj 2025, 20:14 | Politikë

“Po punojmë për të faktuar aludimet”, Xhaferi: Presim

Deputeti demokrat i zgjedhur në 11 maj, Besar Xhaferi ishte i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, ku foli për rrugën që do të ndjekë opozita për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve.

Xhaferi deklaroi se po punohet me të gjithë numëruesit e aktivistët për faktimin e pretendimeve, të cilat më pas do të shkojnë te të gjithë ndërkombëtarët për të denoncuar vjedhjen e zgjedhjeve.

Ai shtoi se një letër është dërguar dhe në SHBA, dhe pret administrate e re ta dëgjojë.

“Njoftimi i DEA që deklaron na “njoftoni ne” është një dinamikë e re në luftën kundër krimit. Ne presim nga SHBA të na dëgjojë dhe me fakte të marrin vullnetin e tyre politik. Ne presim një dialogim me fakte. Po punojmë për të faktuar aludimet tona. Këto do dokumentohen dhe më pas do të dialogojmë me faktorin ndërkombëtar. Kjo ka ndodhur dhe më herët”, tha Xhaferi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos