Policia hedh ujë drejt Sali Berishës, kreu i PD: Po i kalojnë vijat e kuqe

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 20:16 | Politikë

Policia hedh ujë drejt Sali Berishës, kreu i PD: Po i kalojnë

Momente tensioni janë regjistruar edhe para Kuvendit, teksa protestuesit e janë përplasur me forcat e policisë që kishin rrethuar godinën.

Madje, në një moment kur kreu demokrat Sali Berisha po fliste për mediat në rrugë, pranë Parlamentit, u hodh ujë edhe mbi të.

“Është vetëm ujë, nuk ka gaz”, u dëgjua të thonte Sali Berisha, ndërkohë që njerëzit pranë tij u munduan ta mbronin duke hapur çadrat.

Më tej, Berisha theksoi: “Do qëndrojmë në fushëbetejë, po kalohet vija e kuqe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos