“Policia na goditi”, Këlliçi për A2 CNN: Policia vetëm na ka provokuar

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 18:05 | Politikë

“Policia na goditi”, Këlliçi për A2 CNN: Policia

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është dëmtuar nga uji që kanë hedhur forcat e rendit për të shpërndarë protestuesit te Bashkia e Tiranës.

Në një prononcim për A2 CNN, Këlliçi u shpreh: “Hodhën ujë me piper. Arsyeja e përplasjes është se një grua u palos në tokë dhe ne po i thonim shoferit të makinës së policisë që po hidhte ujin që të ndalonte. Aty më goditën mua dhe kryetaren e degës nr. 9. Na goditën policët me bombula me spraj në fytyrë. Nuk ishte aspak e nevojshme”.

“Nuk kemi asgjë me policët, u kemi kërkuar vetëm që të qëndrojnë larg, por vetëm kanë provokuar”, shtoi Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos