Rezistenca e Adriatik Lapajt u përball me forcën e shtetit, të cilët i larguan protestuesit nën argumentin e ngritjes së një perimetri sigurie për shkak të tubimit të Sali Berishës. Përplasja solli si pasojë plagosjen e një protestuesi, ndërsa qëndresa e “Shqipëria Bëhet” u spostua disa metra më tutje në Bulevard.
Kur Berisha del në bulevard, policia angazhohet më shumë dhe pasojat këtë radhë i mori Adriatik Lapaj.
Uniformat blu ngritën një perimetër sigurie në duke rrethuar godinën e Kryeministrisë dhe brenda tij qëlluan të ishin mbështetësit e Adriatik Lapajt, të cilët prej një jave vijojnë qëndresën e tyre.
Adriatik Lapaj në fillim kërkoi nga të tijët të ruanin qetësinë, por kur një protestues u lëndua, situata u agravua.
Forca e shtetit ishte më e madhe se rezitenca e “Shqipëria Bëhet”, duke hedhur mbështetësit e Lapajt në rrugë. Njëri prej të lënduarve u transportua në spital për mjekim, ndërsa të tjerët vijuan qëndresën pak metra më tutje. (A2 Televizion)