Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 19:03 | Politikë

Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë,

Është tensionuar protesta e opozitës para Kryeministrisë. Policia po përdor në mënyrë të vazhdueshme makinat me ujë për të shpërndarë turmën, raporton A2CNN.

Fill pasi kryedemokrati Berisha përfundoi fjalën, protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë.

“Blutë” u kundërpërgjigjen me shumë ujë në drejtim të protestuesve. Këta të fundit, të irrituar nga reagimi policor nisën të hedhin shishe në drejtim të uniformave blu, ndërkohë që hoqën edhe barrierat metalike para Kryeministrisë.

Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos