Politika mbyll pushimet, Kuvendi hap dyert, mandati i Xhaçkës në qendër të diskutimeve

Nga A2 CNN
2 Shtator 2024, 10:09 | Politikë

Fundi i pushimeve verore erdhi edhe për politikën. Parlamenti zhvillon mbledhjen e parë për nismën e sesionit të ri politik.

Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e seancës plenare pasditen e sotme, ku sipas axhendës, janë parashikuar katër fjalime, një e kryeparlamentares dhe tre të kryetare të grupeve parlamentare.  

Për axhendën e punimeve të Kuvendit për javët në vijim është parashikuar edhe mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e cila do të miratojë kalendarin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.

Mandati i Olta Xhaçkës pritet të jetë në qendër të diskutimeve, ndërkohë që opozita ka kërkuar interpelancë me Kryeministrin i cili nuk do të jetë i pranishëm në seancë.

Ndërkohë, PS mbledh grupin Parlamentar përpara seancës së Kuvendit. Një ditë më parë, ministrat dhe drejtuesit politik të PS raportuan të Kryeministri Rama për më shumë se 8 orë. Në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet e 2025 dhe integrimi europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos