Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Nga A2 CNN
28 Shtator 2026, 08:18 | Politikë

Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare. 

Lëvizja e kreut të shtetit vjen në një kohë kur çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate mbi sigurinë kombëtare dhe kërkesa nga opozita për mbledhjen e këtij këshilli.

Ish-shefja e SHISH Vlora Hyseni u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama, pasi ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Kujtojmë që Hyseni dyshohet për dy vepra penale, "nxjerrjen e sekretit shtetëror" dhe "përkrahje e autorëve të krimit".

Një ditë më parë përmes një mesazhi nga Aeroporti i Rinasit, kryeministri Rama vuri në dukje se masa ndaj Vlora Hysenit ishte ekstreme pasi preket reputacioni i Shqipërisë në sytë e aleatëve. Po ashtu kreu i qeverisë tha se SHISH u bë target kombëtar dhe ndërkombëtar thashethemesh, ndërsa kërkoi që të reflektohen përgjegjësitë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos