“Presidenti është një skllav i krimit”, Berisha: Nuk i bojkotojmë zgjedhjet, por do luftojmë në atë hapësirë që kemi

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 13:34 | Politikë

“Presidenti është një skllav i krimit”, Berisha: Nuk

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e jashtëzakonshme vendore të 9 nëntorit, pavarësisht se quan shkelje vendimin e Presidentit Bajram Begaj për të dekretuar datën edhe pse vendimi i shkarkimit të Erion Veliajt është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Në qoftë se shkoni dhe merrni dosjen e gjirit të Limianit, e bazës ushtarake, ju do gjeni aty se ajo dosje krimi e bëri atë president. Shqipëria nuk ka president, ka një skllav të krimit që fshihet prapa gishtit dhe që më thanë se u fsheh prapa Rusmalit. Tani më thoni ju mua pak, në të drejtën kushtetuese, ose në parimësi, njeriu më përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është presidenti i Republikës. Kushtetuta austriake ka për përmbarues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, presidentin e Austrisë. Kurse Bajram Limiani, fajin e ka Ilir Rusmali, tha. Çfarë mund t’u thuash këtyre, turpi i historisë. Dosjen ia mban Altin Troplini këtij, ka dosje Altin Troplini, por po e mbron atë. Nuk ka akt më të turpshëm”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

Por ai konfirmoi se PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet. “Ne jemi në kushtet e një regjimi autoritar, ne jemi kushtet e një diktature autoritare, në të cilat ligji dhe Kushtetuta janë një letër e vdekur. Por duhet të jemi shumë të hapur, ose duhet të vazhdojmë betejën në këtë hapësirë që kemi, ose duhet të largohemi nga kjo hapësirë dhe të kalojmë me metoda të tjera. Por ne jemi forcë demokratike, ndaj dhe ne qëndrojmë edhe në këtë hapësirë të kufizuar që Edi Rama e ngushton në mënyrën më të turpshme, së pari duke emëruar për kandidate për bashkinë e Tiranës njërën nga njerëzit më të korruptuar dhe më të inkriminuar në historinë e vendit, ajo që mbarë Tirana e quan Korba e Covid-it”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos