Kryeministri Edi Rama tha se të gjitha makinat që do të sekuestrohen nga varrezat e makinave do të vihen në punë, ndërsa ato që nuk janë më të përdorshme do të dërgohen të gjitha për skrap, në mënyrë që shteti të nxjerrë të ardhura.
“Pse, duhet të mbajmë patjetër makina në kurriz ne, ato do të shkojnë për skrap”, tha Rama duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përcjell A2 CNN. “një pjesë, ato që janë akoma të mundura të funksionojnë po i merr shteti për t’i vënë në funksion, ato që nuk janë më funksionale do të shkojnë për skrap, patjetër. Dhe ka filluar agjencia e konfiskimeve dhe do të bëjmë të ardhura me ato”, shtoi Rama.
Kryeministri doli në një konferencë për mediat, ku fokusi ishte lirimi i hapësirave publike dhe rregullimi i ndërtimeve në vend. (A2 Televizion)