Primaret në PD, 9 drejtues dege japin dorëheqjen dhe shprehin ambicie për të kandiduar për deputetë

Nga Anesti Barjamemaj
27 Janar 2025, 12:27 | Politikë

Primaret në PD, 9 drejtues dege japin dorëheqjen dhe shprehin ambicie

Pas nisjes së procesit të primareve brenda Partisë Demokratike dhe udhëzimit për drejtuesit e degëve që kushdo që kishte ambicie për të kandiduar për deputetë, 9 udhëheqës lokalë kanë dhënë dorëheqjen.

Publikisht në mediat sociale kanë deklaruar largimin nga drejtimi i degës 5 kryetarë: Saranda - Manjola Nikollo; Himara - Afrovita Dhimojani; Dibra - Ilir Krosi; Kashari - Arsen Valisi dhe Elbasani - Blendi Himci.

Por, A2 CNN mëson se gjithsej janë 9 drejtues që kanë shprehur ambicien për të qenë kandidatë në listat e 11 Majit.

Në ditët në vijim pritet që të publikohet dhe udhëzimi i plotë se si do të zhvillohen primaret, ndërkohë do të ketë edhe një mbledhje të Këshillit Kombëtar për të vendosur nëse drejtuesit politik të qarqeve do të jenë pjesë e garës apo automatikisht kandidatë për deputetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos