“Berisha, buf kënete”- Dhëndri i kreut të PD ‘i përvishet’ Ramës: Minjtë dhe hajdutët e kanë frikë!

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2025, 17:54 | Politikë

“Berisha, buf kënete”- Dhëndri i kreut të PD ‘i

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pasi shefi i qeverisë, Edi Rama e krahasoi kryedemokratin me një buf kënete ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jamarbër Malltezi, është shprehur se minjtë e urrejnë bufin, duke cilësuar kështu anëtarët e qeverisë së Ramës si të tillë.

Ai shkruan më tej se bufi siguron që popullata e hajdutëve të zvogëlohet dhe të mos dalë jashtë kontrollit.

Duke bërë këtë krahasim, Malltezi thotë se vjedhjet e qeverisë në Shqipëri kanë dalë jashtë kontrollit, pasi sipas tij, janë vjedhur 430 milionë euro për incenerator që nuk ekziston, 140 milionë euro për check-un inekzistent, etj.

“Minjte e urrejne bufin. Bufi eshte nje specie shume e rendesishme ekologjike dhe me status mbrojtje te vecante duke qene keystone species dhe bioindikator per habitat te shendetshem. Quhet specie gurthemeli se Bufi siguron qe popullata e hajduteve te zvogelohet e mos dale jashte kontrollit. Nese do hiqej bufi nga ekosisti atehere do gelonin minjte dhe plackitesit e pasurise, sic ndodhi me 430 miljon € per inceneratore qe nuk ekzistojne, 140 miljon € per check-up inekzistent, 90 miljon € duke rritur 80-fish cmimin per sterilizime, etj”, ka shkruar Malltezi, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se krahasimi që Rama i bëri ditën e sotmë Berishës erdhi pasi kryedemokrati paralajmëroi kryeministrin që të mos guxojë të protestojë para institucioneve të drejtësisë së re.

Duke e cilësuar prej ditësh kreun e Partisë Demokratike si buf të kënetës, Rama në një postim në Facebook, e konsideroi atë një rrezik dhe armik ndaj diversitetit, që shuan urinë me zvarranikët dhe amfibët.

“Bufi i kënetës është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Që nga arrestimi dhe dhënia e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, Rama dhe Berisha kanë replikuar shpesh me akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos