Rama mbërrin në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon kryeministrin e Bavarisë: Një mik i mirë i Shqipërisë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2025, 20:31 | Politikë

Rama mbërrin në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbërritur në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.

Menjëherë pasi mbërriti në Gjermani, Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Bavarisë, Markus Soder, shkruan A2 CNN.

Ka qenë vetë Rama që e ka bërë publik lajmin, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotografi nga takimi.

Shefi i qeverisë shqiptare shprehet në postimin e tij se Soder është një mik i mirë i Shqipërisë, me të cilin e lidh një miqësi e hershme.

“Bayerische Hof, Mynih - Në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë”, ka shkruar Rama, raporton A2 CNN.

Kujtojmë se Konferenca e Sigurisë në Mynih do të trajtojë një sërë çështjesh me rëndësi, ku priten edhe diskutime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos