“Programi për të rinjtë në politikë”, deputetja tregon synimet e nismës në Uashington

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 10:27 | Politikë

Marjana Koçeku, në një lidhje direkte nga SHBA me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, tregoi mbi pjesëmarrjen e saj dhe kolegëve në programin amerikan mbi lidershipin.

“Bashkë me disa kolegë nga PS dhe PD po marrim pjesë në një program prestigjioz ndërkombëtar, që organizohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky program lidershipi është goxha intensiv dhe ka për qëllim përgatitjen e lidershipit të nesërm mbi parimet e demokracisë perëndimore”, tha Koçeku.

“Ka takime të nivelit të lartë, ku preken tema shumë të rëndësishme për Ballkanin dhe Shqipërinë. Programi ka synim përgatitjen e lidershipit të ri, të fortë dhe me baza demokratike. Në Shqipëri e kemi shumë të nevojshme, pasi duhet të dalim nga mënyra e vjetër e të bërit politikë dhe e të menduarit të politikës”, shtoi Marjana Koçeku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos