“Kush shpif në parlament duhet të dënohet me burg”. Është kjo kërkesa që Lulzim Basha i ka dërguar për miratim Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet një amendamenti të Kodit Penal.
Sipas propozimit të Bashës, kur kjo vepër kryhet nga të zgjedhurit gjatë kohës së ushtrimit të mandatit në seancat parlamentare të kuvendit, apo në çdo formë tjetër, duhet të konsiderohet kundërvajtje penale dhe të dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vite.
Aktualisht për këtë vepër Kodi Penal parashikon vetëm dënimin me gjobë. (A2 Televizion)