Ndërkohë që PD ka artikuluar vazhdimisht kërkesën për një qeveri teknike, demokrati Ethem Aga shkoi më larg, duke folur për një qeveri të integrimit. Duke në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2CNN Aga theksoi se sipas tij PS-PD duhet të ngrenë një qeveri të integrimit.
“Me ngulm PD kërkon zgjedhje të reja, kërkon një qeveri teknike, që unë e kam thënë, për mendimin tim kërkohet një qeveri integrimi, edhe zgjidhja më racionale mendoj unë, që mund të bëjë gjithë elita politike shqiptare, majtas-djathtas, është të ngrenë një qeveri integrimi në këtë vend dhe ta çojnë Shqipërinë drejt...E keqja është Edi Rama, s’është Berisha”, tha Aga.
Duke u ndalur te zhvillimet e pritshme brenda selisë blu, Aga tregoi se kur do të ndërtohet identikiti i kandidatëve të ardhshëm për bashkitë në PD.
“Javën që vjen do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD dhe aty do të shihet nëse PD ka interes apo jo që të shkojë e bashkuar dhe me një program për të fituar zgjedhjet lokale dhe aty do të ndërtojë identikitetin e kandidatëve për bashkitë e Shqipërisë”, tha Aga. (A2 Televizion)