Referendumi për kreun e PD, Berisha: Mora një votëbesim masiv. Demokratët lanë Ramën pa gjumë

Nga A2 CNN
23 Maj 2026, 21:51 | Politikë

Referendumi për kreun e PD, Berisha: Mora një votëbesim masiv.

Një votëbesim masiv e konsideroi kryedemokrati Sali Berisha rezultatin e referendumit të PD, ku ai mori 37 mijë votat e demokratëve për të qenë serish në krye të selisë blu.

Në fjalimin e mbajtur mes ovacioneve në sallë dhe fishekzjarrëve pranë selisë së PD, Berisha u zotua edhe njëherë se do të përmbysë atë që ai e cilëson si “diktaturën e dytë” të Edi Ramës.

Kryedemokrati nuk la pa përmendur votuesit kundër, apo abstenim, të cilët sipas tij do të mbahen shënim dhe do t’u jepet përgjigje nga lidershipi demokrat.

 “Jam këtu para së gjithash për të shprehur mirënjohjen time më të pakufishme dhe nderimin më të thellë për të gjithë ata demokrate dhe demokratë që sot votuan për riafirmimin tim në një votëbesim masiv, në krye të PD-së. Një mirënjohje e veçantë shkon edhe për ata që votuan ndryshe, i garantoj se vota e tyre ndryshe, apo kundër e abstenim qoftë, do mbahet shënim në kuptimin e asaj që do bëj gjithçka për t’u dhënë përgjigjen më të mire hezitimeve apo vërejtjeve për të cilat ata votuan kundër apo abstenuam”, tha Berisha.

Ky është një besim i madh i të gjithë ju që morët pjesë në votim në forcën, në vizionin, në vendosmërinë e PD për të përmbysur diktaturën e dytë në Shqipëri. Me votën tuaj, ju keni lënë pa gjumë organizatën kriminale dhe kreun e saj”, shtoi kryedemokrati.

Referendumi për kreun e PD, Berisha: Mora një votëbesim masiv.Referendumi për kreun e PD, Berisha: Mora një votëbesim masiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos