Protesta e opozitës, Aulon Kalaja: Policia më ka goditur me skafandër në qafë

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 17:27 | Politikë

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja ka rrëfyer momentet e dhunës së ushtruar ndaj tij nga forcat e policisë gjatë protestës së fundit të opozitës.

I ftuar në "Ditari i Pasdites" me Pandi Gjatën, Kalaja sqaroi se goditjet kanë qenë të papritura dhe joproporcionale, duke i shkaktuar humbje të vetëdijes.

Sipas Kalasë, ngjarja ndodhi teksa ai po përpiqej të ndihmonte deputetin Klevis Balliu, i cili po mbahej nga policia. 

"Në ato momente jam munduar për me tërheq deputetin e Partisë Demokratike Balliun... me sa pashë unë po e godisnin. Kur në momentin që e tërhoqa, më kanë rënë me skafandër në fytyrë, më kanë hedhur spraj nga tre anët dhe kam ndjerë një shkelm në këmbën e djathtë.Kur kam kthyer kurrizin për t'u larguar... jam goditur në pjesën e qafës mbrapa me skafandër.

Ai ka qenë momenti më i vështirë sepse u asfiksova dhe kam rënë në tokë. Kam qenë pa ndjenja... nuk mbaja mend çfarë ndodhi. E kam ditur që jam te QSUT-ja, ndërkohë më vonë mora vesh që jam te Trauma.

Ajo që është më e çuditshmja tani është që unë kallëzohem penalisht nga policia që kam goditur për shkak të detyrës forcat e rendit. Nuk ka asnjë lloj mundësie, as në formimin tim si gazetar e aktivist, që unë të godas forcat e rendit. Ata janë të armatosur dhe kanë pajimet e nevojshme.", tha Kalaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos