
Pas protestës kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, policia shoqëroi disa protestues në komisariatin nr.1 të Policisë në Tiranë.
Paraprakisht, njoftohet se shoqërimi i tyre erdhi pas trazirave që ndodhën në përfundim të kësaj proteste, ku u hodhën molotovë e mjete piroteknike në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa u tentua që të kalohej kordoni i policisë në rrethim të godinës duke u përplasur edhe me focat e rendit.
Policia njoftoi se si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy punonjës të Policisë.
Pas shoqërimeve në komisariat, shkuan dhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike, që kërkuan të sqarojnë mbi rrethanet se përse u shoqëruan protestuesit. (A2 Televizion)