Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 5 persona të tjerë në lidhje me protestën e radhës që mbështetësit e opozitës zhvilluan përpara Bashkisë së kryeqytetit ditën e premte.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme.
Këta shtetas, shkruhet në njoftimin e policisë së shtetit kanë bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike. (A2 Televizion)