Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2026, 20:22 | Politikë

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer

Ministrja e Brendshme në Detyrë Albana Koçiu ka reaguar në rrjetet sociale për protestën e sotshme të opozitës, duke u shprehur se të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë është provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim.

Koçiu shprehet se zjarri nuk djeg të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, raporton A2CNN. 

Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës. Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë. Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish. Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet”, shkruan Koçiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos