
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “X” për protestën e opozitës.
“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan Rama, përcjell A2 CNN, duke postuar një foto nga bombardimi i Iranit dhe një tjetër nga molotovët në rrugët e kryeqytetit shqiptar.
Më herët Rama përshëndeti ndërhyrjen amerikane dhe izraelite në Iran, duke thënë se Shqipëria dhe Perëndimi duhet të shpallnin organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit. Shqipëria i ka ndërprerë prej vitit 2022 marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike , që prej sulmeve kibernetike të ndërmarra prej saj ndaj vendit tonë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )