Protesta e opozitës zhvendoset te Bashkia e Tiranës. Molotov godinës dhe përplasje me policinë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 21:57 | Politikë

Pas fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit opozitarë u larguan nga Kryeministria dhe u drejtuan për në Bashkinë e Tiranës.

Protesta u përshkallëzua kur mori fjalën Berisha, pasi në drejtim të Kryeministrisë nisi hedhja e koktejleve të molotovit.

Pasi Berisha mbylli fjalën e tij, protestuesit të shoqëruar nga forcat e policisë, iu drejtuan Bashkisë së Tiranës, ku edhe aty hodhën bomba molotov.

Pasi pushoi "shiu" i molotovit, pati tensione dhe shtyrje mes protestuesve dhe policisë që rrethoi godinën e Bashkisë Tiranë.

Protestuesit kërkuan të çanin rrethimin e efektivëve, por pa ia arritur dot qëllimit.

Protesta e opozitës zhvendoset te Bashkia e Tiranës. Molotov

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos