Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës pasi në drejtim të kryeministrisë ka nisur hedhja e koktejleve të molotovit.
Sulmet në drejtim të godinës së kryeministrisë filluan me nisjen e fjalimit të mbajtur nga kreu i opozitës, nga banesa ku ai ndodhet në arrest shtëpie.
Ndërkohë, forca të shumta policore kanë krijuar tashmë kordonët dhe po u bëjnë thirrje protestuesve që ta ndërpresin sulmin.
“Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ndërprisni sulmin me bomba molotov ndaj policisë dhe institucioneve. Organizatorët e protestës të marrin masa të largohen nga protesta personat e dhunshëm e të maskuar,” është kjo thirrja që po bëhet nga policia me altoparlantë.
Në muret e kryeministrisë janë duke u shfaqur me anë të projektorëve edhe fytyrat e zyrtarëve të akuzuar nga opozita apo organet e drejtësisë. (A2 Televizion)