Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 16:24 | Politikë

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në “Ditarin e Pasdites” në A2 CNN, foli në lidhje me protestën e fundit të Partisë Demokratike, duke kritikuar drejtimin e saj.

Salianji u shpreh se si demokrat ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si po organizohen protestat.

Janë një seri protestash ku sakrifica e qytetarëve është absolute, por drejtimi nga ana e lidershipit është pa kokë dhe jo strategjik. Çfarë strategjie ishte xhiroja tek Unaza e Vogël?

Duke qenë se nuk po hapet Partia Demokratike dhe nuk po ripërtërihet përmes protestave, duket sikur po kërkohet riciklimi i tyre,” u shpreh ai.

Sipas tij, protesta nuk pati mesazh të qartë, ndërsa kryefjalë u bënë fishekzjarrët dhe molotovët, përcjell A2 CNN.

“Unë kam dalë në protesta për të shuar zërat se nuk po mbështes opozitën. Por protesta nuk kishte asnjë mesazh; në qendër ishin fishekzjarrët dhe molotovët.

Nëse do të ketë përplasje, ajo duhet të bëhet me më të madhin, me kryeministrin, pra përpara Kryeministrisë,” tha Salianji.

Ai theksoi se përdorimi i molotovëve demotivon një pjesë të qytetarëve dhe e bën PD-në më pak atraktive.

“Hedhja e molotovëve i shkon në favor Edi Rama. Ajo zhvendos vëmendjen dhe krijon përshtypjen se problemi janë molotovët dhe jo skandalet e qeverisë,” përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos