Zgjedhjet në parti, Rama në mbledhjen e kryesisë i shqetësuar për pasojat e krizës ekonomike

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 15:36 | Politikë

Zgjedhjet në parti, Rama në mbledhjen e kryesisë i

Kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS Edi Rama u rikthye në PS për të mbledhur kryesinë e kësaj force politike. Pas ndryshimeve në qeveri, Rama dha porosi në mbledhjen me dyer të mbyllura për 30 minuta për zgjedhjet në parti dhe organizimin e PS si në vend ashtu edhe në diasporë.

Edhe pse nuk ka një datë për Asamblenë, socialistët do të kalojnë një pranverë duke u marrë me organizimin e partisë dhe takimet në terren me anëtarët dhe rekrutimet e reja.

Zgjedhjet për kryetarët e degëve të PS do të mbahen në periudhën maji-qershor.

Në këtë mbledhje Rama ka ngritur shqetësimin e pasojave të krizës ekonomike që mund të impaktojë edhe Shqipërinë për shkak të rritjes së çmimit të naftës nga tensionet në Lindjen e Mesme. Rama u ka kërkuar socialistëve që duhet të jemi të përgatitur për këtë situatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos