Protesta kombëtare e opozitës: I shpallim luftë Ramës, marshim edhe drejt Surrelit

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2025, 00:06 | Politikë

Protesta kombëtare e opozitës: I shpallim luftë Ramës,

Me qindra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së kryedemokratit Sali Berisha për të marrë pjesë në protesën kombëtare para Kryeministrisë.  

Kryetari i opozitës ka denoncuar vjedhjen e parave publike nga zyrtarët më të lartë të qeverisë, si dhe goditjen që po i bën Edi Rama, sipas tij, organeve të drejtësisë.

Kryetari i opozitës u bëri thirrje mbarë qytetarëve, intelektualëve në mënyrë të veçantë, të zhvishen nga konformizmi për të ardhmen e familjeve dhe shoqërisë shqiptare, shkruan A2.

Berisha i cilësoi Ramën dhe Rilindjen kufoma politike.

Pas fjalës së kryedemokratit janë hedhur molotovë nga protestuesit në drejtim të Kryeministrisë. Godina e qeverisë ishte rrethuar nga forca të shumta policie, dera e Kryeministrisë ishte blinduar, ndërsa më herët ishte hequr pema festive dhe instalacioni i kërpudhës.

Protesta e opozitës para Kryeministrisë zgjati mbi dy orë. Pas fjalës së tij, kryedemokrati u zhvendos në selinë e PD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos