
Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 28-të të saj, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.
Në protestën e sotme pritet të marrin pjesë edhe shumë emigrantë, shkruan A2.
Protestuesit u grumbulluan në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë.
Sot, Policia e Shtetit njoftoi se ka proceduar penalisht 15 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
(A2 Televizion)