
Partia Socialiste pritet të festojë 35-vjetorin e themelimit të saj më 12 qershor në Sheshin Italia në Tiranë.
Sipas burimeve të gazetares së A2 CNN, Fjorela Beleshi, organizimi është planifikuar të nisë në orën 17:30, ndërsa anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Socialiste janë njoftuar të jenë të pranishëm në këtë orar. (A2 Televizion)